Nga Vendi
20 October 2021
Çfarë parregullsi kishte në zgjedhjet lokale?

Xhabir Deralla nga Civil në ClickPlus ka numëruar parregullsitë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai potencoi se shikuar globalisht ky ka qenë një proces demokratik.

“Nga 17 kategori në të cilat mbikëqyrim procese zgjedhore, diku gjysma e atyre kategorive u paraqitën në këto zgjedhje. Pak është herët të thuhet se kemi një raport të kompletuar me të gjitha të dhënat, madje disa prej tyre ende futen në sistem”, tha Deralla.

Por, tërhoqi vëmendjen për aparatet për votim biometrik dhe kujtoi se edhe kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve paralajmëroi se ata kanë arritur, por shumë vonë.

“Megjithatë, duhet të ketë përgjegjësi edhe për këtë”, tha më tej Deralla.

Në ClickPlus ku po diskutohet procesi zgjedhor krahas Derallës i pranishëm është edhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE dhe analisti Sasho Kllekovski./TV21



Të ndryshme
Më shumë
MPPS Maqedoni: Gati 60 përqind e të punësuarve në kopshtet e fëmijëve janë vaksinuar 5 August 2021
Maqedoni: Për etninë në letërnjoftime, do të duhet të priten ndryshime ligjore23 August 2021
Bujar Osmani: Ne do të vendosim se cila parti politike do të merr pjesë në koalicionin tonë qeveritar19 July 2020