Nga Vendi
20 October 2021
PDSH: Do të vazhdojmë të jemi pjesë e Qeverisë

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nëpërmjet një njoftimi për media, thekson se do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë.

Nga kjo parti besojnë se Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka kapacitete për të finalizuar procesin e marrjes së datës për negociatat me BE-në.

“Antarësimi i vendit në NATO është suksesi kapital i kësaj qeverie. Përshpejtimi i procesit integrues është prioritet kryesorë dhe ne besojmë plotësisht se kjo është qeveria e cila do të arrije që të finalizojë procesin e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për antërsim të plotë”.

“Partia Demokratike Shqiptare vazhdon të jetë pjesë e kësaj qeverie duke dhënë kontributin e vet modest për mirëqenien e qytetarëve, procesin e reformave dhe atë integrues”, thonë nga PDSH.

Ndryshe, kjo parti është pjesë e qeverisë të cilën e mbështet me vetëm një deputet./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Idri Istrefi pranon humbjen në Strugë31 October 2021
Çfarë do të bëhet me ata që nuk u regjistruan? Selami: Do të përfshihen por..28 October 2021
Werner gol të bukur Spanjës, Gjermania në epërsi 3 September 2020