Nga Bota
21 October 2021
“Paguhem 2500 euro në muaj, 400 më shkojnë për qera” – flet një nga shoferët e kamionëve në Gjermani

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë shoferë nga Ballkani po shkojnë për të punuar në Gjermani.

Kjo dëshmohet nga të dhënat zyrtare nga zyra e punës, dhe historitë nga “terreni” thonë se vozitja në këtë ekonomi më të zhvilluar evropiane nuk është aq e keqe për ballkanasit.

Ata mund të fitojnë mesatarisht deri në 2500 euro në muaj, kanë dy ditë pushim në javë.

“Vitet e fundit, statusi i shoferëve në Gjermani ka ndryshuar shumë. Pagat janë rritur me kalimin e viteve, dhe duke pasur parasysh kërkesën më të lartë për punëtorë të këtij profili. Sot, shoferët tanë në Gjermani paguhen nga 2,000 euro për fillestarët, deri në mbi 2,500 euro në muaj. Një kompensim për një apartament ose ushqim shpesh shkon me pagën nëse bihet dakord me punëdhënësin” – thotë Mile. S. nga Serbia, i cili shkoi në qytetin Ulm në Gjermani në 2003 dhe që drejton një kamion atje gjatë gjithë kohës.

Kohëve të fundit Gjermania ka pasur kërkesë të madhe për shoferë kamionësh.

“Kostoja më e madhe është marrja me qira e një apartamenti që shkon nga 350 në 400 euro në muaj. Nëse punëdhënësi ofron strehim, kjo shumë zbritet nga paga. Ata që vijnë si familje kanë një taksë më të ulët të pagave. Për shembull, beqarëve u zbriten 800 euro taksa nga paga prej 2,300 bruto, dhe nëse keni familje, kjo zbritje është 400 euro”, thotë ai.



Të ndryshme
Më shumë
Talibanët kërkojnë listën e vajzave dhe grave të pamartuara nga 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre17 August 2021
MPPS Maqedoni: Gati 60 përqind e të punësuarve në kopshtet e fëmijëve janë vaksinuar 5 August 2021
Kim Kardashian flet për gabimin më të madh që ka bërë si nënë14 October 2021