Nga Bota
21 October 2021
OBSh-ja thotë se pandemia do të zgjasë më shumë se ç’duhet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pandemia e koronavirusit “do të zgjasë për një vit më shumë sesa duhet”, sepse shtetet e varfra nuk po i marrin vaksinat që u nevojiten.

Dr. Bruce Aylward, zyrtar i lartë i OBSh-së, tha se kjo nënkupton që kriza me Covid-19 “mund të futet lehtësisht thellë në vitin 2022”, shkruan BBC.

Më pak se 5 për qind e popullsisë së Afrikës është vaksinuar në krahasim me 40 për qind në shumicën e kontinenteve.

Britania e Madhe ka shpërndarë mbi dhjetë milionë vaksina për shtetet në nevojë, ndërsa është zotuar se do të dhurojë gjithsej 100 milionë doza.

Dr. Aylward u bëri thirrje shteteve të pasura që ta lirojnë vendin e tyre në listën e pritjes për vaksina në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t’u japin prioritet vendeve me të ardhura më të ulëta.

Shumica e vaksinave për Covid-19 janë dhënë në shtetet me të ardhura të larta ose mbi mesataren. Vetëm 2.6 për qind e vaksinave janë dhënë në Afrikë.



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi: “Këtë të diel qytetarët e Tetovës do të vendosin për të ardhmen e komunës sonë”27 October 2021
Garë e nxehtë në Gostivar, zyrtarizohen tre kandidatë 4 September 2021
Në vendin tonë do të mbërrijnë 20.000 vaksina nga Greqia15 June 2021