Nga Rajoni
21 October 2021
Rama e ‘vodhi’ idenë e Erdogan për 2 satelitët

“Qeshni, qeshni ju, po do e shikoni”, me këto fjalë iu drejtua kryeministri Edi Rama pyetjeve me doza ironie të gazetarëve lidhur me satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” që sipas kreut të qeverisë do të përmirësojnë luftën kundër krimit.

Ideja për herë të parë u hodh nga Rama në seancën parlamentare të së enjtes, ku tha se përveç dronëve inteligjentë, Shqipëria së shpejti do të ketë edhe dy satelitët e saj në hapësirë.

Kjo deklaratë ngriti jo pak vetulla nga të gjithë që e dëgjuan, sa rriti kuriozitetin deri në mosbesim. Megjithatë, kryeministri Rama nuk është ndalur dhe ka thënë që e ka shumë seriozisht atë që tha dhe madje sipas tij do të ndodhë shumë më shpejt nga ç’e presin skeptikët.

Sot paradite, kreu i qeverisë publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook edhe një video me ngritje satelitësh si dhe bisedën me një ekspert të “Space X”.

Sipas videos sateliti Albania 1 do të lëshohet në orbitë në muajin mars, ndërsa thekson se sateliti Albania 2 do të lëshohet në hapësirë në qershor. Kështu, i bie se vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë dy satelitët e saj në hapësirë, duke na renditur krah vendeve të fuqishme.

Por nga lindi papritur kjo ide e Ramës?!

Përveç se ka, siç ka thënë edhe vetë, marrëdhënie të ngushta me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kryeministri Edi Rama “i vjedh” edhe ide liderit turk. Në fillim të këtij viti, ky i fundit doli me idenë e një plani për programin hapësinor.

Operatori satelitor shtetëror i Turqisë, Turksat, nënshkroi një kontratë në fund të vitit të kaluar me me Airbus Defense and Space për dy satelitë komunikimi të gjeneratës së re, Turksat 5A dhe Turksat 5B.

Në dokumentat e bëra transparente nga Turksat, del se kontrata për ndërtimin dhe lëshimin e satelitëve në hapësirë arrin një vlerë të majme prej 500 milionë dollarësh. Një satelitë i tillë arrin vlerën prej 290 milionë dollarësh. Dhe për më tepër për ndërtimin e një sateliti nevojiten në rastin më të paktën 7 vite e gjysëm. Mirëmbajtja më pas është gjë shtesë.

Rama ‘vodhi’ idenë e Erdogan/ Ku do i gjejë KM shqiptar 1

Rama ‘vodhi’ idenë e Erdogan/ Ku do i gjejë KM shqiptar 1

Pyetja është: ku do i gjejë paratë kryeministri Edi Rama për të ngritur në hapësirë satelitët?/GAZETA SHQIP



Të ndryshme
Më shumë
“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, Kusari-Lila e Çitaku i reagojnë Lajçakut, e quajnë arrogant17 June 2021
Video/ Kryeministri i Izraelit bën vaksinën kundër COVID-1919 December 2020
KSHZ me ndryshime në Udhëzimin për monitorimin e zgjedhjeve 2 July 2020