Nga Vendi
22 October 2021
KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme i refuzoi gjashtë ankesat e partisë “E majta” për shkak se partia nuk ka dorëzuar dëshmi materiale.

Përfaqësuesi i kësaj partie pranoi se bëhet fjalë për lëshim, por sqaroi se si parti më e vogël pa resurese, nuk mund t’i trajnojnë kuadrot dhe vëzhguesit e tyre.

Më herët KSHZ me 4 vota “kundër” dhe 3 vota “për” hodhi poshtë ankesat e koalicionit ASH-AAA në vendvotimin 543 në Dibër nga ku u kërkua anulimi i vendvotimit.

KSHZ po ashtu nuk pranoi ankesën e “Vendosshmërisht për ndryshime” të PLD-së, ndërsa OBRM-PDUKM, LSDM dhe BDI hoqën ankesat e tyre./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Nga 1 janari paga minimale do të jetë 18 mijë denarë25 October 2021
Ka disa muaj që ka ndërruar jetë, familja riparon veturën ikonike të ‘Cimës’ 3 September 2021
A e ndjen kafshët tërmetin? 1 July 2021