Nga Rajoni
22 October 2021
Kriza energjetike në Serbi, Vuçiq: S’po më zë gjumi natën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se si pasojë e krizës energjetike në të cilën gjendet Serbia nuk është duke zënë gjumi natën.

“Unë nuk fle natën, nuk do të jetë e lehtë që të zgjidhet. Do të kemi probleme me çmimet e energjisë së të gjitha burimeve”, ka thëën Vuçiq nga miniera e arit në Cukar Peka, shkruan B92, trasnmeton Express.

 Kreu i shtetit serb ka thënë se ka edhe vende që e kanë gjendjen shumë më të keqe se Serbia por që s’janë farë të shqetësuar.

“Ne po luftojmë më shumë se ata, prandaj jemi kaq të suksesshëm”, ka thënë Vuçiq.

Ditë më parë ai ka treguar se do të udhëtojë drejt Rusisë për t’u takuar me Putinin me qëllim të negocimit të çmimit të gazit./Express/



Të ndryshme
Më shumë
Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK-së 3 July 2021
OBRM-PDUKM: Masat anti-kovid janë të vonuara dhe joefikase 9 August 2021
Ilir Hasani për TV21: Jam rrugës për në Tetovë 8 September 2021