Nga Vendi
25 October 2021
A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Pjesa dërmuese e banorëve në Shkup dhe rrethinë shfrytëzojnë drurin si lëndë djegëse. Në pjesët periferike të Shkupit janë me dhjetëra vende ku shitet druri, por sipas pronarëve shitja për çdo vit e më shumë shkon drejt rënies.

TVM2 ishte në disa pika të shitjes së drunjve por pronarët refuzonin të flisnin para kamerës. Të pakënaqur si pasoj e rënies së shitjes, thonë se situata me pandeminë por edhe paralajmërimet për krizë ekonomike kanë vështirësuar edhe ekzistencën e biznesit të tyre.

“Edhe këtë vit një metër katror drunj për nxehje vazhdon të shitet 3.600 denarë, shitësit ankohen se ka rënë dukshëm interesimi për shkak të subvencioneve që ofrohen për inverterë”.

Çmimi i shitjes së drunjve fillon nga 3400 denarë, varësisht nga lloji i drurit dhe largësia për transport. Sipas shitësve ky çmim është konstant dhe nuk ka shtrenjtim për dallim nga vitet të kaluara.

Sipas të dhënave të fundit, 62 për qind e numri të përgjithshëm të amvisërive të Maqedonisë përdorin drunj si burim primar të energjisë, 29 për qind ngrohen me energji elektrike, ndërsa vetëm tetë për qind janë të lidhur me ngrohjen qendrore termike.

Për standardin jetësor të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ngrohja me drunj për djegie llogaritet si më fitimprurëse në aspektin ekonomik. Një amvisëri mesatare në Maqedoninë e Veriut brenda vitit shpenzon deri 10 metra kub dru për djegie ose në të shumtën e rasteve rreth gjashtë metra kub.

Nëse pjesëtohet masa e përgjithshme e drunjve që priten në nivel vjetor me numrin e metrave kub të domosdoshme për ngrohje fitohet se më shumë se 130 mijë amvisëri ngrohen me dru. Vitetve të fundit për shkak të energjisë së paktë që shpenzojnë, shumë amvisëri kanë filluar të shohin inverterët si alternativë për ngrohje, për të cilat madje jepen edhe subvencione.



Të ndryshme
Më shumë
Pse nuk ekziston qoftë një ilaç i vetëm për ta shëruar kancerin? 7 July 2021
Njihuni me luanin që po parashikon saktë çdo ndeshje të Euro 202018 June 2021
22-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit për të zvogëluar të pasmet 8 October 2021