Nga Vendi
27 October 2021
Maqedoni: Lehtësim të masave për organizimet në ambiente të mbyllura

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje në seancë në pajtim me gjendjen momentale epidemiologjike në shtet, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektuese solli konkluzion që të lejohet organizimi dhe mbajtja e seminareve, trajnimeve, kurseve, takimeve, punëtorive, konferencave dhe ngjashëm, në pjesën e mbyllur të objekteve deri në 50 për qind mbushje të kapacitetit të hapësirës.

Me vendim të Qeverisë, lejohet edhe puna e bareve dhe klubeve të natës – diskotekave, si edhe objekteve hotelierike të cilat janë regjistruar për festa (ahengje, dasma, ditëlindje, pagëzime dhe ngjashëm) në pjesën e mbyllur të objekteve deri në 50 për qind mbushje të kapacitetit të hapësirës.

“Lejohet hyrja në çfarëdo lloj objekti të llojit të hapur dhe të mbyllur, objektet hotelierike (kafiteri, restorante, bare, klube nate – diskoteka), në objektin hotelierik/pjesa për ushqim në objektet hotelierike për akomodim (hotel, motel, hostel, pansion dhe objekte të tjera për akomodim), në pompat e benzinës, në kasino dhe bastore, në objekte të tjera të cilat në kuadër të së njëjtit japin shërbime hotelierike, në objektet hotelierike të cilat janë të regjistruara për festa (ahengje, dasma, ditëlindje, seminare, trajnime, kurse, takime, punëtori, konferenca, ngjarje kulturore apo sportive), vizitorëve/mysafirë/persona, me posedimin dhe shfaqjen e njërit prej dokumenteve vijuese”, njoftuan nga Qeveria.



Të ndryshme
Më shumë
Pasi ia markoi mediet, Vuçiqi nervozohet me Twitter-in: Mbyllmani llogarinë, si Trump-it18 August 2021
Gjobiten 243 shoferë në Shkup25 June 2021
Ridvan Berisha: Albin ndali zagartë!24 June 2021