Nga Vendi
27 October 2021
Një banor në Gostivar akuzohet për shpërndarje të sëmundjes ngjitëse

Prokuroria Themelore Publike njofton se është parashtruar propozim për dënim me para ndaj një banori të Gostivarit. I njëjti ak uzohet për shkelje të nenit 205, paragrafi 2 dhe 1 në Kodin Penal.

“I pandehuri nuk ka vepruar sipas rregullores që i është lëshuar nga organit kompetent për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse te kafshët që mund të transmetohen te njerëzit.

Gjatë kontrollit në fermën e tij në fshatin Ribnicë të Gostivarit, zyrtarë të autorizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup kanë konfirmuar praninë e brucelozës te delet dhe dhitë”, njoftojnë nga Prokuroria.



Të ndryshme
Më shumë
A Do E Padisë Shqipëria Për Genocid Serbinë? Ja Si Pergjigjet Rama 3 July 2020
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 7.000 viktima nga coronavirusi në Maqedoni27 October 2021
Autoritetet hetojnë sulmin ndaj EVN-së në Tetovë 7 August 2020