ShowBiz
28 October 2021
Sot varroset regjisorja Burbuqe Berisha

Sot do të mbahet ceremonia e varrimit të regjisores së njohur dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha.

Kjo është bërë e ditur në rrjete socile nga familjarët e të ndjerës, duke treguar se do mbahet një mbledhje komemorative e pastaj do mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar.

Ndërkohë, ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Shkrimi i plotë i motrës së të ndjerës: 

“Motra ime, shpirti im i bardhë, ti që ishe motër, nënë e babë për ne, mua, Vjollcën dhe Dardanin. U rritëm me shumë sakrifica, pa prindërit tanë, por gjithmonë qëndruam të lidhur e të bashkuar. Krahu ynë sot u këput, ike papritmas dhe na le në pikëllim të thellë e me zemër të thyer. Nuk ka fjalë që ta përshkruajë dhimbjen që ndiejmë për humbjen tënde. Kontributi yt ishte shumë i madh jo vetëm për familjen por edhe për gjithë vendin tonë!

Pusho e qetë shpirti jonë i bardhë!

Ju njoftojmë se ceremonia mortore mbahet me datën 28 tetor, duke filluar me mbledhjen komemorative të organizuar nga Kolegji AAB, në teatrin “Faruk Begolli”, me fillim në orën 10:00.
Pastaj nga ora 12-14, nën organizimin e MKRS, mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar, ndërsa ceremonia e varrimit bëhet në orën 15, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.

Ditën e premte, me 29 tetor, në orën 11:00, në Teatrin Kombëtar, nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, mbahet mbledhja komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Buqes tonë.

Me këtë rast falënderojmë përzemërsisht Kolegjin AAB, MKRS-në dhe gjithë shoqërinë, familjarët dhe dashamirët, që gjatë gjithë kohës ishin dhe vazhdojnë të jenë me ne duke bashkë ndarë dhembjen!

Sinqerisht,

Familja Berisha”



Të ndryshme
Më shumë
Fshati Tearcë ballafaqohet me mungesë të ujit për pije 2 July 2020
Pse tregu i kriptomonedhës ishte në rënie dje?10 September 2021
Analizë, 40 për qind e njerëzve me arsim të lartë në Maqedoni jetojnë dhe punojnë jashtë vendit! 1 March 2021