Nga Vendi
31 October 2021
Prokuroria heton denoncimet lidhur me zgjedhjet lokale në Maqedoni

Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale njofton se në vazhdimësi po ndjek situatat në lidhje me procesin zgjedhor.

“Prokurori Publik në Shkup është i pranishëm në zyrën e SPB Shkup nga ku bashkërisht në kuadër të aksionit operativ Zgjedhjet 2021, ndiqen të gjitha ngjarjet në lidhje me parregullsitë zgjedhore”, thonë nga PTHP.

Po ashtu nga Prokuroria njoftojnë se PTHP Koçan mbrëmë ngriti kallëzim penal kundër dy personave për blerje votash, ndërsa prokurori menjëherë i dha urdhër MPB-së që të kontrollohen denoncimet.

“Deri te Komisioni, përmes adresës elektronike gjatë ditës së djeshme arritën denoncime nga një organizatë joqeveritare e që ka të bëjë me presione dhe kërcënime ndaj vëzhguesve përmes komenteve në rrjete sociale.”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë me vëmendje po ndjekin zbatimin e zgjedhjeve në gjitha komunat ku ka garë për kryetar komune./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Regjistrimi në prill të vitit 2021, nuk ka anulim25 September 2020
Tetovë-Gostivar, shkelen vendimet për izolim për shkak të koronavirusit17 August 2021
LSDM: OBRM-PDUKM dëshiron ta minojë hetimin e pavarur për zjarrin10 September 2021