Nga Vendi
31 October 2021
Policia i raportoi parregullsitë e fundit që ndodhën në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Parregullsitë e regjistruara pas konferencës për shtyp të organizuar nga ora 12:30, Policia i ka raportuar, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal.
Të drejtën e votës sot e ka shfrytëzuar edhe G.K. nga Radovishi përkundër se ka vendim për vetëizolim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor.

Policia ka sqaruar gjithashtu që S.M. nga Koçani në vendvotimin 835, ka shprehur sjellje agresive ndaj dy policë, duke refuzuar edhe urdhrin verbal të tyre.
Kryetari i Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 835 në Koçani, ka raportuar që qytetari S.M. ka prishur procesin zgjedhor, pasi i ka treguar gruas së vet për kë të voton, duke i treguar edhe vëzhguesve pastaj. Këshilli Zgjedhor ka raportuar rastin edhe te prokurori publik



Të ndryshme
Më shumë
Kejvina Kthella pranoi një mesazh banal, reagon publikisht28 September 2021
Ivanka Trump bashkë me sheikun e PSG për 6 ditë ishin në Shqipëri gjatë verës 22 September 2021
Blegtorët ende i presin subvencionet, paralajmërojnë bllokadë të rrugëve26 June 2021