Nga Vendi
31 October 2021
Fatmir Dehari prin në Kërçovë, këto janë rezultatet

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje nga 53 vendvotime të numëruar nxjer Fatmir Deharin duke prirë në Komunën e Kërçovës.

Nga 53 vendvotime të numëruara, Fatmir Dehari ka 53.61% ose 4.339 vota kundrejt Aleksandar Jovanovskit nga OBRM-PDUKM i cili ka 3.572 vota ose 44.14%.

Ndryshe, më herët edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Kërçova është ndër komunat ku BDI ka korrur fitore.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Nga 1 gushti përplot 33mijë shtetas të Maqedonisë kanë udhëtuar në Shqipëri26 August 2020
Tea Trifoni bën edhe një ndryshim, ndërhyn në gjoks 4 August 2021
Ueb faqja e KSHZ-së, Prokuroria konfiskoi dokumentacionin e tenderit për prokurimin e softuerit28 July 2020