Nga Vendi
2 November 2021
Dorëheqja e Zaevit rrezikon paktin me Sofjen, Osmani: Nëse bie qeveria, dështimi është i sigurt

Qeveria kishte paralajmëruar intensifikim të negociatave me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve në të dy vendet por dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit Zoran Zaev komplikon situatën. Autoritetet kishin shpresa për epilog pozitiv në një afat prej 2 javësh pas zgjedhjeve të 14 nëntorit në Bullgari, me qëllim që vendi të mund të merrte datë nga BE-ja në Samitin e dhjetorit. Nëse Qeveria e Zaevit bie, të gjitha shpresat për datën gjatë presidencës sllovene shuhen.

“Askush nuk mund të jetë i sigurt se do të ketë një zgjidhje në dhjetor, por se nuk do të ketë zgjidhje nëse do të destabilizohet Qeveria, pa një alternativë të sigurt, kjo është e sigurt. Ne kemi një dritare mundësie në dhjetor. Mendojmë, ka sinjale dhe ka parakushte se mund të gjejmë një zgjidhje për të mbajtur mbledhjen e parë ndërqeveritare atëherë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Edhe nëse Qeveria bie dhe komisioni i përbashkët i historisë vazhdon punën, mes vendeve nevojitet edhe marrëveshje politike.

Kërkesa kryesore e partisë së ish kryeministrit Bojko Borisov, e cila është përsëri favorite për të formuan Qeverinë në Sofje, ishte përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë nevojitet 2/3 e votave në Kuvend por qeveria shpresonte për të paktën një marrëveshje parimore e cila do t’i hapte rrugën europiane Maqedonisë së Veriut.

Gazeta gjermane Frankurten algemajne cajtung shkruan se disfata e Zaevit është edhe disfatë e BE-së e cila nuk arriti të japë datë për vendin, edhe pas rreziqeve që ai ndërmori.

Fatlume Dervishi alsa/m



Të ndryshme
Më shumë
Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes28 October 2020
Me siguri nuk e dinit! Ja si të aktivizoni logon e Apple në telefonin tuaj10 February 2021
Videoja nga shpërthimi i zjarrit në Qendrën Covid nuk është në Tetovë10 September 2021