Nga Vendi
23 November 2021
Aksidenti në Bullgari, Lulzimi ndihmoi tjerët edhe pse ishte i lënduar

Ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zheljko Joviq ka vizituar preshevarin Lulzin Sulejmanin i cili mbeti i lënduar në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari.

“Edhe pse i lënduar, ai ndihmoi në evakuimin e udhëtarëve. Ai ndjehet mirë dhe rregullisht e vizitojmë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës serbe në Sofje.

Ndryshe, në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar duke përfshirë edhe preshevarin Lulzim Sulejmani.

Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli tre ditë zie, kurse Bullgaria shpalli vetëm një ditë zie për aksidentin e ndodhur.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Konfirmohen 69 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 75 të shëruar25 June 2020
KSHZ: 723 persona me Covid-19 dhe në vetizolim kanë shfrytëzuar të drejtën e votës13 July 2020
“Global Finance”: Maqedonia në vendin e 125-të në botë për nga siguria 9 July 2021