Nga Rajoni
26 November 2021
Reagon Glauk Konjufca për rastin në Gllogjan

Ka reaguar edhe kryeparlamentar i Kosovës Glauk Konjufca në lidhje me ngjarjen e sontme që tronditi Gllogjanin. Ai ka shprehur dhimbje për ngjarjen ndërsa fton organet e rendit që sa më parë të zbulojë autorët.

“Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë.

Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale.

I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, u shpreh ai në një status në facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Ali Ahmeti dhe BDI-ja janë shqiptarë sezonalë 6 July 2020
Maqedoni: Dje janë vaksinuar mbi 14 mijë qytetarë 7 September 2021
E bukura Bleona Qereti shkëlqen në fustan të zi 8 September 2021