ShowBiz
28 January 2022
Pas lëndimit në BBV, Einxhel dërgohet në spital nën përcjelljen e kamerave

Prezantuesja Einxhel Shkira pësoi një lëndim në shtëpinë e Big Brother VIP, kur në orët e para të mëngjesit të së premtes u rrëzua aksidentalisht

Ajo ishte duke luajtur me një orendi në formë rrethore, kur tentoi të hipte mbi të dhe rrëshqiti duke u rrëzuar.

Kështu, prezantuesja përjetoi një ndrydhje të krahut dhe nuk ka mundur të gjejë qetësimin e dhimbjeve deri në mëngjes.

Me të parë gjendjen e saj, vëllai i madh ka marrë vendimin që ta çojë atë në spital për trajtim profesional mjekësor.

Ai iu ka dërguar një zarf të bardhë banorëve mëngjesin e së premtes, duke iu kumtuar lajmin se Einxhel është dërguar në spital nën përcjelljen e kamerave dhe se sapo të përmirësohet gjendja e saj, ajo do të rikthehet në shtëpi.

Kujtojmë që televotimi vazhdon të jetë i hapur për dy nga banorët e nominuar të kësaj jave: Tani dhe Egzona, një prej të cilëve do të lërë shtëpinë të premten. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Rritet numri i infektimeve me COVID-19, më shumë raste aktive Tetovë 5 August 2021
BDl – Saraj, pret fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare 2 July 2020
Maqedoni, prej sot paraqitje për vaksinim edhe nëpër shtëpi26 July 2021