ShowBiz
28 January 2022
Bëhet viral rrëzimi i Beniadës në Big Brother VIP

Banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, është njëra nga personazhet më të komentuara brenda shtëpisë

Ajo deri më tani ka krijuar situata të ndryshme në shtëpinë më të madhe e po ashtu edhe shumë të qeshura me fjalët që thotë duke qenë se nuk i shqipton mirë në gjuhën shqipe.

Modelja, e rritur në Itali, ditën e djeshme (e mërkurë) teksa po vraponte pas Donaldit ka rrëshqitur dhe është rrëzuar menjëherë në tokë.

                                                                                                                               Kjo ka bërë që të shpërndahet gjithandej e të bëhet virale në rrjetet e popullarizuara sociale.

Biondja përndryshe përpara shumë viteve kishte qenë pjesëmarrëse në një film, si femër e Berlusconit.

Beniada Nishani (Foto: Instagram)

Ajo kishte luajtur në filmin “Loro” në vitin 2018 me regji nga Paolo Sorrentino.

Ky film flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medies, Silvio Berlusconi. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Modelja e njohur “godet” Oriola Marashin, “E mbivlerësuar”,23 June 2021
Veshallë, ja si janë rezultatet31 October 2021
E goditi gruan në qafë dhe e kafshoi në shpinë në prani të fëmijëve, merret vendimi për bashkëshortin 31 August 2021