Nga Vendi
28 January 2022
Tre shtëpi përfshihen nga flakët në Tetovë

Prej një orë tre shtëpi në lagjen Kllukot të Tetovës janë përfshitë nga flakët. Me të marrë thirrjen për zjarr, zjarrfikësit e Tetovës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për gati një orë po luftojnë me flakët, për mos lejuar më tej zgjerimin e vatrave të zjarrit. Informate e para nga terreni janë se nuk ka dëme në njerëz dhe se janë evakuuar të gjithë banorët përreth vatrave të zjarrit, por raportohen dëme materiale të shumta. Zjarrfikësit ende vijojnë në shuarjen e zjarrit me autobotet e ujit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra tjetrës vështirësojnë punën e tyre. Në terren kanë dalë edhe operatorët e EVN-së ku kanë bërë edhe shkyçjen e rrymës për të mos përhapur më tej zjarret.



Të ndryshme
Më shumë
Vrapçishti me dalje më të ulët ne votime deri ora 1117 October 2021
Xhaferi: Nisma për krijimin e Komisionit hetimor për tragjedinë në Tetovë është e parakohshme28 September 2021
Fabjola Kodra, kandidatja e dytë më e votuar për këshilltarët komunalë në Itali27 September 2020