Nga Rajoni
10 March 2022
Aktori Florian Binaj: 30 vjet nuk menduan për ne, të shtunën e gjithë Shqipëria në Tiranë!

Aktori Florjan Binaj i është bashkuar sërish sot protestuesve para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.

Aktori Binaj deklaroi se vetëm aq protestues sa ishin mbrëmë, ulën çmimin e naftës me 20 lekë. Ndër të tjera ai tha se të shtunën do të mblidhen në Tiranë protestues nga e gjithë Shqipëria.

“Imagjino po të mblidhemi të gjithë çfarë do të ndodhë të shtunën kur të vijnë njerëz nga e gjithë Shqipëria. Nafta është mjet jetese, nuk është luks. S’e di pse ja kemi dhënë mundësinë politikanëve të jenë aty. Kemi 30 vite që i durojmë, i japim mundësi të njëjtëve njerëz.”-tha Binaj.

Ndër të tjera Binaj deklaroi se kryeministri Edi Rama erdhi në politikë kur aktori ishte 11 vjeç dhe i mbaron mandati kur ai të jetë 40 vjeç ndërsa bëri një krahasim të lëvizjes së pushtetarëve në Amerikë dhe në Shqipëri.

“Ka dhe të tjerë më keq se ky. Janë në politikë që kur ka qenë gjyshi i Bushit në Amerikë në politikë, iku gjyshi erdhi babai i Bushit bëri 2 mandate, iku ai erdhi Klinton, iku Clinton erdhi Bushi, erdhi Obama, iku Obama erdhi Trump, tani Joe Biden. Nuk duhet të reshtim se këta politikanët tanë nuk kanë menduar kurrë për ne.”-tha Binaj.

        



Të ndryshme
Më shumë
Lot e dhimbje: Boshnjakët varrosin edhe nëntë trupa të gjetur nga Masakra e Srebrenicës11 July 2020
Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator15 September 2021
Luma: Vetëm ekspertët e piroteknikës mund të bëjnë vlerësimin sesi zjarri në pak minuta shkrumboi çdo gjë10 September 2021