ShowBiz
13 March 2022
Në top pages,Donald dhe Romeo i hyjnë muzikës, ja sa kërkojnë për netët live

Përgjatë netëve të spektaklit Donaldi mori dhuratë ëndrrën e tij, një emision në Top Channel me titull shprehjen e tij “Më lini të flas”. Gjërat ndryshuan mbrëmjen e 18 shkurtit, kur çmimi i madh shkoi për Ilir Shaqirin. Në media u përfol se binjakët kishin hequr dorë nga spektakli duke ndërruar planet pasi një natë pasi fitues i Big Brother VIP u shpall Iliri, Romeo fshiu nga profili i tij në Instagram videon e emisionit.

“Panorama plus” ka mësuar se ka qenë produksioni ai që ka pezulluar transmetimin e emisionit që dy vëllezërit do të bënit. Pas debateve të natës finale, produksioni është tërhequr nga ideja e spektaklit talkshow. Marrëdhëniet e ngrira mes tyre dhe moderatores Arbana Osmani vijojnë ende, duke qenë se ata kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke dëshmuar kështu se kanë ndërprerë çdo komunikim.

Por teksa kanë bërë hapa pas në karrierën e tyre televizive, binjakët po bëjnë hapa para në muzikë. Pas daljes së Donaldit nga Big Brother, janë shtuar fansat që duan ta shohin atë në muzikë. Nisur nga ky fakt, ata janë shfaqur më shpesh në klubet e kryeqytetit, por jo vetëm.

Së bashku me kantautorin Elgid Doda vëllezërit Veshaj kanë një agjendë shumë të ngjeshur me koncerte edhe jashtë vendit. Jo vetëm kaq, por ata janë ndër më të kërkuarit, duke u paguar edhe me shumë marramendëse, sa paguhen artistët më të njohur të skenës. “Panorama plus” bën me dije se deri në 5 mijë euro marrin për të qenë prezent në koncertet që organizohen gjatë fundjavës, por jo vetëm.

Rrugëtimi i tyre i ri në muzikë, kërkon tashmë impenjime të reja, duke u përgatitur këtë herë si këngëtar. Donaldi aktualisht është duke përgatitur një këngë të re në bashkëpunim me Fifin.

Në një nga koncertet e saj të fundit këngëtarja së bashku me të pranishmit fillojnë të bërtasin në kor “Filoqyl” e më pas Fifi thotë: “Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.”



Të ndryshme
Më shumë
Jehona e daljes deri në ora 15:00 është 34.22 për qind31 October 2021
Filipçe: Vaksina është arma më e fortë në luftën kundër virusit23 August 2021
Mbi 175 mijë mërgimtarë të vetregjistruar në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni30 March 2021