ShowBiz
16 March 2022
Çfarë ndodhi? Ilir Shaqiri ironizon Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj tërhoqi vëmendjen sërish me një postim që bëri në rrjete sociale. Ajo ndau një foto ku shihej e veshur me jeshile njësoj si Maluma, i cili mbajti së fundmi një koncert në Tiranë. Ajo mbante një xhup jeshil dhe një palë syze të bardha që ngjanin me ato të yllit kolumbian.

Këngëtarja ndau me ndjekësit një kolazh të dy look-eve të cilën e shoqëroi me fjalët: “E ka bërë për mua”, shprehje që Ilir Shaqiri përdori brenda shtëpisë së famshme dhe më pas u bë virale. Por fituesi i Big Brother VIP duket se nuk e ka pritur dhe aq mirë gjestin që ka bërë këngëtarja.

Ai ka komentuar në një postim në të cilin e kanë etiketuar lidhur me këtë koment të Beatrixës. “Ja ta përkthej pak”, ka shkruar Iliri duke ironizuar haptas këngëtaren./abcnews.al



Të ndryshme
Më shumë
Putin: Vaksina jonë është po aq e besueshme sa kallashnikovi 6 May 2021
Oksfordi publikon një studim mbi Covid-19: Çfarë do të ndodhë me maskat24 September 2021
Gjyshi rrah për vdekje mbesën, sepse kishte veshur xhinse30 July 2021