ShowBiz
18 March 2022
Sherr me Arjola Demirin? Atdheu sqaron si është e vërteta, konfirmon lidhjen e re me...

Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Përputhen” që ka marrë vëmendje këto ditë pas prerjes së flokëve.

Atdheu tregoi se ky ishte një gjest për t’u solidarizuar me nënën e tij që kaloi kancerin dhe gjithë gratë e tjera që janë prekur nga kjo sëmundje.

Gjatë bisedës ai u surprizua edhe me një video-mesazh nga e motra, e cila ndër të tjera i shprehu urimin për ta parë çift me një brune.

Mirëpo vetë Atdhu nuk ngurroi të pranonte që aktualisht është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare.

Ai tregoi se vajza në fjalë është shumë xheloze dhe në fund i kërkoi falje për disa keqkuptime që kanë pasur në çift.

I pyetur nga Bieta për marrëdhënien e komentuar në media me Arjolën, Atdheu mohoi të ketë pasur një sherr mes tyre.

“Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditës”, tha ai, duke ritheksuar se bashkë kanë miqësi të mirë.



Të ndryshme
Më shumë
Kush është mashkulli misterioz që ia ka rrëmbyer zemrën Adriana Matoshit18 October 2020
Mërgimtari i bën ‘kahre’ Policinë, e dënojnë pesë herë nga Nishi në Beograd30 July 2021
Sulmet kibernetike tashmë në axhendën e bisedimeve mes superfuqive16 June 2021