ShowBiz
18 March 2022
‘Ishte diçka e frikshme’, Justin Bieber flet për herë të parë për sëmundjen e partneres së tij

Justin Bieber ka folur për herë të parë lidhur me sëmundjen e partneres së tij, Hailey Bieber gjatë turneut të fundit të quajtur ‘Justice”.

“Shumica prej jush me siguri e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë, ajo është e fortë”, tha këngëtari i “Peaches” gjatë një momenti në koncertin e tij në Denver .

Ai shtoi se e gjitha kjo ishte një eksperiencë mjaft e frikshme, po me ndihmën e Zotit të dy ata ja kanë dalë.

“Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi më pas ylli i muzikës.

 

Ju rikujtojmë se dyshja e kanë zbuluar përmes një postimi në Instastory sëmundjen e Hailey-t e cila u shtrua në spital për shkak të një urgjence mjekësore si pasojë e një goditjeje në tru.

Ata kanë zbuluar se modelja kishte pësuar një mpiksje gjaku, që shkaktoi mungesë oksigjeni, por fatmirësisht brenda disa orëve arriti të stabilizohej./syri.net



Të ndryshme
Më shumë
Liga e Kampionëve: Barcelona me vetëm një qendërmbrojtës kundër Napolit27 July 2020
Filipçe: Të respektohen masat mbrojtëse kundër COVID-1915 July 2020
Aktori i njohur turk i jep fund lidhjes me moderatoren italiane20 August 2021