Nga Vendi
25 March 2022
Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit të Berishës

Gjykata e Tiranës ka regjistruar statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit.

Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi ndryshimet në Statut. Ndryshimet në Statut zhbëjnë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, shkarkimin e Lulzim Bashës, si dhe Partisë Demokratike i rikthehet logo e vjetër e partisë.

Gjyqtari që shqyrtoi çështjen është Agron Zhukri. Ky i fundit fillimisht nuk pranoi të merrte përsipër çështjen, duke dhënë dorëheqje, por ajo iu refuzua.

Ndërkohë me vendimin e dhënë sot nga Zhukri, zyrtarisht dhe ligjërisht njihen vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 Dhjetor 2021 nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

CILAT JANË NDRYSHIMET NË STATUT QË U VENDOSËN NË KUVENDIN E 11 DHJETORIT TË KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT:

-Parimi një anëtar, me qëllim të forcohet anëtarësia. Të zgjedhin kryetarët e degëve.

-Votimet primare, kandidatët për Parlamentin dhe organet vendore kanë të drejtë t’i zgjedhin anëtarët

-Referendumi, vendime të rëndësishme do merren nga anëtarësia.

-Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës, fusim në statut fraksionet, partia bëhet më e madhe duke u bashkuar dhe jo duke u ndarë.

-Kryetari duhet të udhëheq në bazë të vullnetit të anëtarësisë.

-Organet do të bëhen fleksible dhe me fuqi vendimmarrëse, anëtarët do të zgjidhet me votë të fshehtë. Mbaron koha që kryetari emëron

-Kryetari që humb zgjedhjet, pavarësisht arsyes i mbaron mandati menjëherë. Ky mekanizëm rrëzon kultin e individit.

-Organizatat partnere, përveç lidhjes së gruas dhe të FRPD është shtuar dhe grupi Dhjetor 90’, të cilat do të kenë kuota më të mëdha dhe më shumë liri.

-Logot dhe simbole janë shumë të rëndësishme. Me këtë statut ndryshon log, vula e kryetarit të PD, vula që ka kryetari deri sot nuk do të ketë vlerë nesër.

-Të gjithë organet do të futen në një garë dhe në një ristrukturim për t’u përgatitu për një opozitë të vërtetë.-Ne propozojmë që me statut, që të ngrihet një komision i përkohshëm me figura dhe me autoritet. Ky organ do të garantoj deri në një fazë të dytë, kur të zgjidhet kryetari i ri dhe organet e reja.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani-Logar: Ballkani Perëndimor do të jetë çështje shumë e rëndësishme për presidencën e Sllovenisë me BE-në16 June 2021
Tearce, Nuhi Neziri feston me tupana31 October 2021
Përshpejtim të vaksinimit në Maqedoni28 June 2021