ShowBiz
11 April 2022
Donaldi apo Romeo? Sabiani në dilemë për binjakët te “Kosherja”: Kë të marr dhe kë të lë?

Vajzat “Tik-Tok” të spektaklit të humorit “Kosherja” janë hasur sot me një situatë të pakëndshme.

Këngëtari Sabiani ka ndjekur njërën prej tyre dhe kjo ka bërë që të dyja të bisedojnë me ish-banorin e “Big Brother VIP”.

Madje, ato kanë shuar edhe kuriozitetin lidhur me këngën e tij “Binjaket”, të cilën kishin menduar se i dedikoheshe Donaldit dhe Romeos.

Vajza “Tik-Tok”( Juxhini): Motra ky është ai që po më ndiqte.

Sabiani: Sa e pash te kafeja, thash kjo biondia duhet ndjekur.

Vajza “Tik-Tok”(Besi): Motra kshu si je bërë sot ti, do t’i kesh ngjarë me Ilirin. Shyqyr që nuk të ka kap me zor, thuaj.

Vajza “Tik-Tok”( Juxhini): A është e vërtetë që ti s’po e ndan dot mendjen? Kë të marrësh dhe kë të lësh?

Sabiani: Për kë e ke fjalën?

Vajza “Tik-Tok”( Juxhini): Për binjakët.

Vajza “Tik-Tok”(Besi): Po ky qenka i pangopur, mirë me Ilirin po dhe me Donaldin e Romeon nuk i dilka e keqja ktij./abcnews.al



Të ndryshme
Më shumë
Shtatë të mbijetuarit e ngjarjes në Tetovë, lëshohen në shtëpi15 September 2021
Haradinaj reagon ndaj shpifjeve për pasurinë: E di që kandidimi im ua prish planet, keni ambicie të sëmura30 June 2021
“I shkroi një burri letër dashurie”, prestigjiozja amerikane shkruan për jetën e biznesmenit gay shqiptar22 June 2021