Sport
10 January 2024
Mesfushori shqiptar mbetet në Serie B

Emanuele Ndoj do të nisë një aventurë të re. Mesfushori shqiptar ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Brescian.

 

Fakti që nuk ka preferuar të rinovojë, ka ndikuar që të përfundojë jashtë skuadrës.Shtypi italian shkruan se dy klubet kanë rënë dakord që Ndoj të transferohet tek ekipi i ri me parametra zero.

 

Nëse Lecco arrin të mbijetojë në divizionin e dytë të futbollit italian, atëherë do të paguajë 10 mijë euro në arkat e Brescias.

 

Ndoj debutoi me kombëtaren shqiptare në majin e vitit 2018. Dhe deri tani e ka veshur në 6 raste fanellën kuqezi, teksa ka shënuar edhe 1 gol në miqësoren ndaj Ukrainës.

 

145 ndeshje dhe 11 gola numëron mesfushori mirditor me Brescian, skuadër ku bën pjesë prej janarit të vitit 2016.

 

Ndoj e mbylli gjysmën e dytë të sezonit 2016-2017 te Roma U-19, ndërkohë që kaloi edhe një gjysmë edicioni te Cosenza (janar 2022-qershor 2022).



Të ndryshme
Më shumë
Bota rrotullohet, Kallashi ‘diss’ Drejtorit të Policisë15 March 2022
Rinia e BDl-së vizituan sot haxhi Bari Nuhija: Respektojmë të kaluarën27 June 2020
Doris Pack: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat 2 July 2021