Nga Vendi
10 January 2024
Kovaçevski: Dorëheqja ime në pajtim me ligjin për Qeverinë Teknike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ai do të respektoj ligjin për Qeverinë teknike dhe se dorëheqjen e tij do ta jep në pajtim me këtë ligj. Kovaçevski madje tha se do të zhvilloj bisedime edhe me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për procesin zgjedhor.

 

“Dorëheqja do të jetë në bazë të afateve ligjore, ajo pjesë do të përfundoj në bazë të ligjit, në pajtim me ligjin. Me VMRO-DPMNE-në do të kemi takim për të biseduar rreth procesit zgjedhor, përgatitjeve për zgjedhje. Qeveria teknike do të votohet në parlament dhe do të vazhdojnë të rrjedhin afatet zgjedhore. Bisedojmë me të gjithë partnerët e koalicionit, por bisedimet janë në nivel të analizave , programeve dhe jo në detaje se si do të duken listat e kandidatëve për deputet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Kjo është arsyeja që Enis Bytyqi nuk i shikon femrat 6 February 2022
VIDEO/ Avioni me 191 pasagjerë çahet në dysh gjatë uljes në pistë, raportohen viktima 7 August 2020
Maqedoni: Balotazh i “nxehtë” në komunat shqiptare më 31 tetor19 October 2021