ShowBiz
16 January 2024
Roza Lati nuk përmbahet gjatë debatit në Big Brother VIP Albania, shan dhe përdor fjalë banale

Prezantuesja e njohur Roza Lati ka shkaktuar polemika në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” për shkak të përdorimit të fjalorit denigrues brenda shtëpisë më të vëzhguar në vend.

Një video që ka bërë xhiron në TikTok ka treguar dy anë të ndryshme të saj: Roza që mburret me edukatën e marrë nga familja dhe vetëm pak momente më pas ajo që përdor sharje të rënda.

Fjalët e përdorura nga Roza, si “O të q**sha motrën” dhe “Unë ta bëj burrin me b*le katrore”, janë të papranueshme dhe kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe kritikëve të programit.

Edicioni i ri i “Big Brother VIP Albania” ka nisur me të shtunën dhe tashmë banorët po shfaqen si figurat kryesore të debatit dhe diskutimeve në media dhe rrjetet sociale.

Ndërkohë që shtëpia e BBVA është një mjedis ku presioni dhe emocionet janë të larta, pritet që banorët të ruajnë njëfarë standardi të sjelljes dhe të komunikimit.

Foto: Roza Lati/Instagram

Kjo nuk është hera e parë që përdorimi i fjalorit të ulët bëhet një çështje në “Big Brother”, dhe shpesh është kritikuar për ndikimin e tij në shoqëri.

Publiku dhe fansat e programit janë të shpejtë për të reaguar, dhe nuk vonuan të shprehin zhgënjimin dhe kritikat e tyre ndaj Roza Latit për këtë incident të fundit. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mbërritën në Shkup 10 mijë vaksina “AstraZeneca” si donacion nga Kroacia 2 July 2021
Petkoviq: Borell do të flasë me Bidenin për takimin Kurti-Vuçiq15 June 2021
Bekteshi: Maqedonia në të ardhmen do të jetë vend transit për gaz për vendet tjera22 September 2021