Nga Vendi
26 January 2024
Jovan Mitreski zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Deputetët në Maqedoninë e Veriut sot me 64 vota “për” dhe 40 “kundër” zgjodhën Jovan Mitreskin për kryetar të Kuvendit.

Mitreski, i cili deri më tani ishte koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, do të jetë kryetar i Kuvendit deri në zgjedhjen e përbërjes së re të, pas zgjedhjeve të 8 majit.

Në seancë folën deputeti i LSDM-së Martin Kostoski, i cili i dha përkrahje të plotë Mitreskit, Nikolla Miceski, koordinatori i OBRM-PDUKM-së, i cili tha se nuk do ta mbështesin Mitreskin.

Kryeparlamentari i ri dha betim solemn, pas së cilës, siç ishte paralajmëruar, do të ketë pranim-dorëzim të funksionit dhe deklarata të shkurtra nga Xhaferi dhe Mitreski.

Mitreski shkurtimisht falënderoi për mbështetjen, si dhe Xhaferin për menaxhimin e suksesshëm të Kuvendit së bashku me sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova.

Theksojmë që dje kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhanë dorëheqje në pajtim me ligjin që parasheh formim të Qeverisë teknike, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare.

Këtë fundjavë pritet që të votohet edhe Qeveria teknike, mandatar i së cilës do të jetë Talat Xhaferi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Talat Xhaferi pjesëmarrës në Sesionin e tetë të PBEJL në Antali21 June 2021
MPJ: Nga ishulli Evia janë evakuuar 38 shtetas të Maqedonisë së Veriut10 August 2021
I quante vaksinat mashtrim, mesazhi para vdekjes i prezantuesit që vdiq nga Covid 9 August 2021