Nga Rajoni
28 January 2024
Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Talat Xhaferin për emërimin që pritet të votohet ditën e sotme si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

 

Begaj shprehet se pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik.

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi! Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik! Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE.Suksese!”, shkruan Presidenti Begaj./ts



Të ndryshme
Më shumë
Pritet rikthim i plotë i mësimit me prani fizike29 June 2021
Ali Ahmeti pranon debat, por thotë që opozita ta zgjedh një kryetar që do ti përfaqësoj 5 July 2020
KSHZ me ndryshime në Udhëzimin për monitorimin e zgjedhjeve 2 July 2020