Nga Vendi
15 July 2020
Arrestohet 30-vjeçar nga Dibra, fotografoi fletëvotimin

Një 30 vjeçar nga Dibra është shoqëruar në polici pasi kishte fotografuar fletëvotimin.

“Është arrestuar personi A.D. (30) nga Dibra, në bazë të kërkesës për intervenim nga kryetari i këshillit zgjedhor të locuar në shkollën fillore “Sait Njadeni”. Ai në orën 13:15 pasi ka votuar, me telefonin e tij celular e ka votuar fletëvotimin”, konfirmoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme – Ohër.

Kundër tij do të ndërmerren masa të përshtatshme ligjore.

Dita e zgjedhjeve, në Dibër dhe në Qendrën Zhupa, është duke vijuar pa probleme me rritje të vazhdueshme të jehonës së votuesve



Të ndryshme
Më shumë
Specialja fton edhe një luftëtar të UÇK-së20 August 2020
Dashtevski për Listën Zgjedhore: Çdo qytetar ka të drejtë raportimi24 August 2021
Pas lajmeve për ndarjen nga Melisa, reagon Andi17 June 2021