Nga Vendi
22 June 2020
Në Tetovë u hap sportel ku qytetarët mund të marrin më shumë shërbime administrative

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot e promovoi qendrën “Shërbimet në një vend” në qytetin e Tetovës.

Siç theksoi Mançevski bëhet fjalë për transformim të ish-klubit të internetit në një funksion të ri për të gjithë qytetarët.

Kjo hapësirë është vendi ku qytetarët mund të marrin informacione për të gjithë shërbimet elektronike, që janë në portalin uslugi.gov..mk.”. theksoi Mançevski.

Në portalin për momentin janë 136 shërbime elektronike, ndërsa ky numër vazhdimisht do të rritet.

Koncepti “Shërbimet në një vend” tashmë vetëm se funksionojnë në Shkup, ndërsa procesi ka filluar edhe në Ohër dhe Kumanovë.



Të ndryshme
Më shumë
Kim Kardashian flet për gabimin më të madh që ka bërë si nënë14 October 2021
Hapen hotelet në Ohër, sezoni verorë ka filluar, turistë nuk ka 4 July 2020
MSH Maqedoni: 87 për qind e të vdekurve gjatë pesë javëve të fundit s’kanë qenë të vaksinuar10 September 2021