Nga Vendi
17 July 2020
Pesë viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19, shërohen 74 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1612 teste të realizuara, 164 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, Kumanovë-12, Dibër-18, Shtip-17, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-6, Manastir-1, Kavadar-2, Gostivar-9, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Shën Nikollë-23, Kërçova-6, Resnje-1.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Tre pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Resnja.  Në spitalin “8 shtatori” jetë kanë ndërruar dy pacientë të moshës 35 dhe 65 vjeçare.Një pacient 70-vjeçar nga Resnja ka ndërruar jetë në Spitalin e Manastirit. Në spitalin e Tetovës është regjistruar një viktimë në moshën 51-vjeçare. Një pacient 77-vjeçar që po trajtonte sëmundjen në shtëpi gjithashtu ka ndërruar jetë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 74 pacientë të shëruar. Janë regjistruar 42 pacientë të shëruar që vijnë nga Shkupi, Shtip-7, Tetovë-1, Strugë-4, Veles-1, Ohër-6, Kavadar-3, SHën Nikollë-2, Resnje -7, Negotinë-1.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8786 persona me koronavirus, prej të cilëve 4676 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 406 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3704 raste aktive me Covid-19.



Të ndryshme
Më shumë
Kur Ronaldo “betohej” se nuk do luante për Cityn, ia kujton edhe Rooney27 August 2021
Nga Vetëvendosja tregojnë nëse do ta përkrahin Ramushin për president14 November 2020
Ndalet dasma në Shkup, asnjë prej mysafirëve s’ka qenë i vaksinuar 1 September 2021