Nga Vendi
18 July 2020
Zbulohen 43 emigrantë në rrugën Kumanovë – Shkup

Siç njoftojnë nga MPB, dje në rrugën Kumanovë – Shkup, në pikëpagesën në Milladinivci, një automjet ‘Iveco’ me tabela të Shkupit, e drejtuar nga një shofer i panjohur, ka goditur shtyllën prej betoni të një nga kabinat.

 

Pas aksidentit, shoferi ka ikur nga vendngjarja, dhe gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar 43 emigrantë.

Emigrantët kanë qenë 13 nga Bangladeshi, 11 nga Pakistani, 10 nga Siria, 5 nga Afganistani dhe 4 nga Turqia.

“Në aksident, një person ka marrë lëndime të rënda trupore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët janë bartur në Qendrën pranuese në Gjevgjeli. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.



Të ndryshme
Më shumë
ASH-AAA do ta çojnë në gjykatë vendimin e KSHZ-së për vendvotimin në Dibër22 October 2021
Pornostarja ruse hidhet nga kati i 22-të pasi ndjehej e vetmuar 6 July 2021
Qeveria e RMV-së sot mban seancë, Ligji për letërnjoftimet në rend dite 5 October 2021