Nga Rajoni
19 July 2020
Kosovë: pesë viktima dhe 118 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se nga gjithsej 489 teste të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 118 raste, duke e çuar numrin e rasteve totale në 5.735. Numri i personave që kanë humbur betejën me me koronavirusin e ri shkon në 135, pasi gjat[ 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 5 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Shteti dhe pavarësia jonë qofshin të përjetshme 8 September 2021
KSHZ Maqedoni: Kryetarët e komunave t’i dezinfektojnë vendvotimet13 October 2021
Maqedonia e Veriut synon të bëhet pjesë e furnizimit global për vaksinë kundër Covid-1913 July 2020