Nga Vendi
22 June 2020
"Favipiravir" Maqedonia siguron ilaçin për 100 pacientë me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot njoftoi se përmes Ambasadës së Japonisë në vend dhe përmes zyrës për bashkëpunim në projekte UNOPS është siguruar ilaçi antiviral “Favipiravir” për 100 pacientë me Covid-19.

Filipçe tha se bëhet fjalë për ilaç antivirus, i cili përdoret për grip dhe akoma nuk është miratuar për coronavirusin, por nga përvoja e vendeve tjera, ka dhënë rezultate të mira tek pacientët me COVID-19

Sot përmes ndihmës urgjente dhe të pakthyeshme, përmes Ambasadës së Japonisë kemi siguruar ilaçin Favipiravir (Avigan), për 100 pacientë”, tha mes tjerash Filipçe.

Ai shtoi se prej në muajin prill shteti ynë ka kërkuar nga Japonia këtë lloj të ilaçit antiviral.

Ndërsa derisa të përdoret tek ndonjë pacient, Filipçe tha se duhen shumë analiza të gjakut./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
E mbushi veturën me benzin, në vend të diesel – shoferi erdhi me ide të çmendur se si ta përmirësojë gabimin13 August 2021
Koci për kamarierët shqiptarë: Po u vjen era djersë, s’po mund as të hash ushqim29 June 2021
Restoranti në Gjermani realizon statujën prej dylli të Angela Merkel, kushton plot 10 mijë euro14 September 2021