Nga Vendi
27 July 2020
Spitali i Qytetit“8 shtatori” nga sot fillon me operacione të rregullta të pacientëve

Spitali i Qytetit “8 Shtatori” nga sot duhet të fillojë me operacionet e rregullta të pacientëve të cilët nuk janë të infektuar me Covid 19.

Nga fillimi i marsit kur u shpall pandemia, spitali u bë qendër për Covid 19 ku u hospitalizuan numri më i madh i pacientëve. Për shkak të kësaj, praktikisht spitali nuk kishte operacione përpos atyre që ishin urgjente.

Për momentin në spital ka 100 pacientë të hospitalizuar nga Covid -19, por në dy javët e fundit, është bërë një riorganizim në spital, që të mund të bëhen së paku nga tre intervenime kirurgjike tek pacientët të cilët presin tanimë disa muaj.

Njëkohësisht, pjesë e pacientëve të infektuar janë transferuar në katin e parë, ku më parë ka qenë e vendosur kardiokirurgjia e Zhan Mitrev, ndërsa tërësisht është pastruar dhe është dezinfektuar dhe shok dhoma, gjegjësisht përkujdesi intenziv, si dhe blloku operativ që të vihen në funksion për operacionet e rregullta.

Në spital ka 30 kirurgë, për dallim nga anesteziologët të cilët janë vetëm 11, problem që duhet të zgjidhet urgjentisht.



Të ndryshme
Më shumë
Adelina Tahiri publikon fotografi joshëse nga një dasmë13 August 2021
Vuçiqi i shqetësuar: Serbia po zbrazet, s’do të mbetemi as 5 milionë banorë…23 September 2021
Hoti: Me Serbinë takohemi vetëm për njohje reciproke 1 September 2020