ShowBiz
27 July 2020
Adriana Lashes me mesazh për Apple: “Hidh Kosovën në hartë”

 

ADRIANA LASHES” është një biznes që gjithmonë është kujdesur që femrat shqiptare të duken sa më bukur, mirëpo përveç punës së përditshme që bënë, shumë shpesh krijon edhe projekte artistike që të sjellë një art dhe risi tek publiku.

Së fundmi “ADRIANA LASHES” është bërë pjesë e kampanjës “PUT KOSOVO ON MAP – #putkosovoonthemap ”, gjë po e bëjnë edhe shume figura publike si Dua Lipa, Rita Ora  e shumë të tjerë me arsyen që Kosova ka 12 vite që është shtet i pavarur dhe ende nuk gjendet në hartën e kompanisë APPLE.

Duke e marr parasysh që pronarja Adriana Hasani është rikthye nga Franca për të punuar dhe vepruar në Kosovë, kjo e bënë që ky projekt të jetë shumë emocionues për shkak të ndjenjave të saj për atdheun.

Ky projekt i “ADRIANA LASHES” u krijua nga Yllka Mustafa (agjensioni i marketingut “Wonder”) ndërsa fotot janë kryer nga Jeton Bylykbashi.

Ky projekt ka 4 modele të cilat në fytyrë kanë të vizatuar hartën e Kosovës në mënyra të ndryshme.

 



Të ndryshme
Më shumë
Regjisori shqiptar i gëzohet koncertit të Bregoviq: Nuk rri dot pa marrë pjesë 9 August 2021
Shqipëria nga 1 shtatori me masa të reja antiCOVID-1930 August 2021
“Gruaja shqiptare u përdhunua 7 herë”, dëshmia tronditëse në Greqi21 June 2021