Nga Bota
15 May 2020
Vucas: Për hyrje në Austri duhet çertifikatë shëndetësore ose karantinë të detyrueshme 14-ditore

Kufijtë e Austrisë janë të hapura, por për hyrje në vend nevojitet çertifikatë shëndetësore ose karantinë e detyrueshme 14-ditore, thotë ambasadori austriak, Georg Vucas.

“Kufijtë austriakë gjithmonë kanë qenë të hapura. Kishim njerëz që kishin nevojë për trajtim të kancerit në Austri dhe që udhëtonin me aranzhmanin e tyre rreth datës 22 mars. Edhe sot, nëse ka dokumente valide, çdo qytetar nga Maqedonia e Veriut mund të udhëtojë në Austri. E detyrueshme është që kur të hyni në Austri të kaloni në karantinë 14 ditë, gjë që mund të shmanget nëse keni çertifikatë shëndetësore. Sigurisht, ju duhet të keni vend ku do të qëndroni”, deklaroi ambasadori Vucas, duke u përgjigjur në pytjen e gazetarëve gjatë dorëzimit të donacionit nga Austria për menaxhim me Kovid-19, në kazermën “Goce Delçev” në Komunën Aerodrom.

Ai theksoi se ka numër të madh të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që punojnë në Austri dhe për shkak se ekonomia tani rimëkëmbet, ka nevojë për ta.

“Ne e dimë që ata duhet të kthehen dhe në atë rast mund të japim viza, sepse ata kanë nevojë për qëndrim më të gjatë”, thotë Vucas, duke përmendur se i njëjti rregull vlen edhe për ta, se nëse kanë çertifikatë shëndetësore, nuk kanë nevojë të kalojnë në karantinë 14 ditë.



Të ndryshme
Më shumë
Fauci: Ka gjasë që do të nevojiten tri doza për mbrojtje të plotë 3 September 2021
Mijallkovi dorëzohet në Prokurori: Kam qenë i sëmurë!23 February 2021
Shefi i OBSH-së: Pandemia përfundon kur bota vendos t’i japë fund25 October 2021