Sport
22 June 2020
Setien: “Atë që ndodhi me VAR-in e pa e gjithë bota”

Reali i Madridit triumfoi 1-2 në transfertën baske ndaj Real Sosiedadit dhe mori kreun e renditjes në La Liga, ndonëse me të njëjtën sasi pikësh sa Barcelona, ndërsa në Spanjë kanë shpërthyer polemikat për mosndërhyrjen e VAR-it në momentin e akordimit të një 11-metërshi në favor të “Los Blancos”. Përsëritja e pamjeve konfirmonte se mbrojtësi i Sosiedadit nuk e prekte fare brazilianin Vinisius, ndonëse ky i fundit u rrëzua në zonë dhe Serhio Ramos shënoi golin e avantazhit për Realin, pasi VAR-i nuk ndërhyri për të korrigjuar vendimin e arbitrit kryesor. Trajneri i Barcelonës, Kike Setien në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës me Athletic Bilbao, u mundua të shmangë polemikat

“Atë që ndodhi dje me VAR-in e pa e gjithë bota dhe nuk ka nevojë ta komentoj unë. Nuk e di pse disa aksione rishikohen në VAR dhe disa të tjerë jo. Megjithatë gara për titullin është ende e hapur dhe unë besoj se do t’ia dalim. Tani nuk na lejohen më gabime deri në fund, por e njëjta gjë vlen edhe për Realin. E kemi nisur mirë këtë periudhë post-pandemi, pasi kemi marrë dy fitore dhe një barazim, ndërkohë që kemi shënuar 6 gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Skuadra prodhon lojë dhe jam i kënaqur”, deklaroi Setien.



Të ndryshme
Më shumë
Mediat italiane shkruajnë për bashkëshorten e Granit Xhakës 1 July 2021
MASH Maqedoni: Deri më 15 shtator nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë për bursa 2 September 2021
Kthehen tensionet: Palestinezët lëshojnë balona zjarrvënës, Izraeli përgjigjet me sulme ajrore16 June 2021