Sport
29 July 2020
Ferarri: Nuk fitojmë deri në vitin 2022

Skuadra e Ferrarit është dorëzuar këtë sezon dhe ka filluar që të mendojë për sezonin e ardhshëm, pasi që makina e skuderisë italiane, është gati një sekond pas makinave të “Mercedesit”, që ishte fituese në 3 garat e para. Sipas “Gazeto Dello Sport” të njëjtin mendim e ndan edhe presidenti i Ferrarit, Xhon Eklan, i cili pret që makina italiane të jetë më konkurentë në vitin 2022.

“Na pret një periudhë e gjatë, pasi që në momentin, kur Zhan Tod nisi ciklin historik me 5 tituj më radhë në fillim të shekullit 21, kishte 20 vite që Ferrari s’kishte titull. Na duhet stabilitet dhe siguri që të ndërtojmë Ferrarin që e duam, andaj do të shkojmë hap pas hapi,” ka thënë Elkon për mediat italiane.



Të ndryshme
Më shumë
Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes28 October 2020
Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik30 July 2021
Filipçe: Ulja e numrit të të infektuarve, inkurajues! Të vaksinohen prindërit, fëmijët e të cilëve nisin shkollën27 August 2021