Nga Vendi
30 July 2020
Alarm për rritje të rrezikut nga zjarret, apelohet për kujdes

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në përputhje me Ligjin për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ligjin për Pyjet paralajmëron rrezik të shtuar nga zjarret në ambiente të hapura dhe apelon që qytetarët të sillen me përgjegjësi me qëllim që të ruhen pasuritë natyrore të vendit nga dëmtimet e pakthyeshme.

“Për shkak të rritjes së temperaturave gjatë ditëve në vijim dhe paraqitjes së një periudhe të thatë, rreziku i zjarreve në ambiente të hapura është rritur dhe kjo situatë kërkon mobilizim të të gjitha subjekteve në mbrojtjen nga zjarri – NP Pyjet kombëtare, Njësite të pushtetit lokal, Njësite territoriale të zjarrfikësve dhe DPHM. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim u bën thirrje qytetarëve që të veprojnë me përgjegjësi në mënyrë që të ruhen pasuritë natyrore të vendit nga dëmtimet e pakthyeshme”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Nga DMSH gjithashtu theksohet se ata janë të gatshëm të veprojnë në çdo kohë me burimet e tyre materiale-teknike dhe njerëzore.

Gjatë ditë së djeshme u regjistrua një zjarr në deponinë afër varrezave në Haraçinë të Shkupit.



Të ndryshme
Më shumë
Idri Istrefi është kandidat i ASH-së në Strugë26 August 2021
Ja si do të organizohen dasmat këtë vit16 June 2021
Shkupjani nga Vardari peshkon krap me peshë prej 82 kilogramëve24 August 2021