Nga Vendi
31 July 2020
Sot festa e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit, njërën ndër festat më të rëndësishme të konfesionit Islam në botë. Edhe kjo festë sikur Ramazan Bajrami do të festohet në kushte të pandemisë së koronavirusit.

Namazi i Bajramit do të falet në ora 06:06 minuta, pa mbajtur manifestim qendror.

Në prag të festës së Kurban Bajramit, pozitiv ndaj Covid 19 ka rezultuar edhe ushtruesi i detyrës, kryetar i BFI-së, Shaqir Fetahu.

Për këtë shkak, edhe mesazhi i Kurban Bajramit është bërë në formë tjetër, me qëllim shmangien e kontakteve me anëtarët tjerë të BFI-së. Në mesazhin e Kurban Bajramit mes tjerash thuhet se kjo festë është e gëzimit dhe paqes ndërsa lutje të bëhen edhe për tejkalimin e virusit korona.

Krerët e bashkësive islame kanë përcjellë mesazhe përgëzimi, me shpresë që besimtarët të reflektojnë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit e bamirësisë.

Nga Bashkësia fetare Islame në Maqedoni apelojnë për kujdes me mbetjet nga kurbani ndërsa apelojnë që gjatë ditëve të Bajramit vizitat tradicionale të jenë sa më të pakta.

Kurban Bajramin kurorëzohet me vizitën në Mekë – haxhi, që është kushti i pestë i Islamit. Në këtë ditë myslimanët e botës, në bazë të kushteve ekonomike, therin kurban (dele, dash, cjap, gjedhe, deve) që simbolizon sakrificën e njeriut ndaj Allahut. Një e treta e mishit të kurbanit, duhet t’u shpërndahet njerëzve në nevojë.

Kjo ditës festohet që nga periudha e profetit Ibrahim, i cili për nder të Allahut ai kishte vendosur që ta ther kurban të birin e tij të vetëm, ismailin. Në momentin kur profeti Ibrahim nisi ta sakrifikojë të birin, një engjëll ia solli atij një dash. Dhe që nga ajo kohë myslimanët e botë therin kurban. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
Vendi ku do të burgosen ata që refuzojnë të vaksinohen22 June 2021
Sheqerinska: Administrata e re amerikane dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në procesin negociues me BE-në17 September 2021
Koalicioni ASH-AAA do ta mbështesë Ligjin për Regjistrimin, pavarësisht se iu refuzuan të gjitha amendamentet19 January 2021