Nga Vendi
2 August 2020
Të martën në ora 14 takohen Zaevi e Thaçi

Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev të martën në Klubin e deputetëve në Shkup, do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, informon gazeta “KOHA”.

Lajmin për “KOHA” e kanë konfirmuar nga dyja partitë, ndërsa takimi do të filloi në ora 14. Siç bëhet e ditur krerët partiak do të jenë të shoqëruar edhe nga delegacione partiake.

Ndryshe, ky takim është në suaza të përpjekjeve të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për të siguruar shumicë të re parlamentare për të formuar Qeverinë e ardhshme. Pas këtij takimi brenda javës pritet që Zaev të takojë edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. (D.J/koha.mk)



Të ndryshme
Më shumë
Ylli i Real Madridit ndjek Dhurata Dorën në rrjete sociale 2 July 2021
Prifti grek që iu gjet kokainë sulmon me acid klerikët që do të merrnin masa24 June 2021
Jashari: Të turpëruar duhet të ndihen ata që morën peng votën e qytetarëve, ne jemi fitues të vërtetë të zgjedhjeve20 October 2021