Nga Bota
5 August 2020
Nusja në Liban pozon për fotot e dasmës, ndërsa në ato momenti ndodh edhe shpërthimi (VIDEO)

Një nuse në Liban e cila po pozonte për fotot e dasmës, kapet në momentin kur ndodh shpërthimi në Bejrut, ndërsa nxiton të largohet që aty.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo gjendej pranë një sheshi të zbrazët në qendër të qytetit afër hotelit, Le Le Grey Hotel.

Kameramani në ato çaste kapi edhe momentin kur ndodhi shpërthimi në kryeqytetin libanez, ndërsa rruga aty afër mbulohet e tëra në pluhur.

Ndryshe, shpërthim në Bejrut ka lënë të vdekur rreth 113 persona, dhe 4,000 të tjerë të lënduar.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në një depo në një port detar, pasi në objekt ishin të ruajtura mjete eksplozive. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë, dënime për 6 drejtues makinash sepse nuk kishin leje të vozitjes15 September 2020
Gjendet trupi i një djali të mitur në Lumin Vardar17 August 2021
Talibanët kërkojnë listën e vajzave dhe grave të pamartuara nga 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre17 August 2021