Nga Bota
24 August 2020
Nisin testimet e vaksinës italiane kundër Covid-19

Këtë të hënë në Itali ka nisur testimi i parë tek njeriu për vaksinën e COVID-19, prodhuar në Itali. Vullnetari i parë përzgjedhur nga 4000 të tillë mori dozën e parë të vaksinës në institutin e Romës, Lazzaro Spallazani një spital i specializuar për sëmundjet infektive.

Procesi parashikon se vullnetari në muajt në vijim do t’i nënshtrohet një seri kontrollesh të cilat do të jenë të domosdoshme për të verifikuar sigurinë e vaksinës e po ashtu do të monitorohen efektet anësore të saj.

“Personit të cilit i është injektuar vaksina do të monitorohet për 4 orë e më pas do të shkojë në shtëpi. Më pas ne do ta monitorojmë për 12 javët në vijim për të kontrolluar fazën e sigurisë, duke parë nëse kjo dozë do të ketë të tjera efekte, dhe nëse vaksina është e aftë të prodhojë antitrupa”, u shpreh Francesco Vaia, drejtori i spitalit “Lazzaro Spallanzani”

Eksperimenti i zhvilluar nga një grup kërkuesish në bashkëpunim me një kompani farmaceutike italiane do të kryhet tek 90 vullnetarë të ndarë në 2 grupmosha; 45 persona nga mosha 18 në 55 vjeç dhe 45 të tjerë të moshës 65 vjeç.

Rezultatet paraprake pritet të bëhen me dije në fund të vitit 2020. Presidenti i rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti, e cilësoi testimin një hap të rëndësishëm të Italisë në luftën me virusin, por edhe një hap i rëndësishëm për mjekësinë italiane.

Kujtojmë se Italia është një nga vendet evropiane më shumë të prekur nga pandemia, teksa ka regjistruar më shumë se 35.000 viktima.



Të ndryshme
Më shumë
Garë e ngushtë etnike në Kërçovë31 October 2021
Gruaja rrah burrin e saj, i shkakton lëndime trupore17 September 2021
Shuplakë se ia zuri rendin në market, vajza dënohet me 90 ditë burg 27 August 2021