Nga Vendi
25 August 2020
Aksident në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar më lehtë në aksidentin që ndodhi pasdite rreth orës 16 në autostradën Tetovë – Shkup, informojnë nga policia e Tetovës.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradës disa kilometra nga pika pagesore Zhelinë, ndërsa në të cilën kanë marrë pjesë dy automjete të pasagjerëve “golf” me targa të Shkupit dhe “mercedes” me regjistrim nga Gjermania. Gjatë përplasjes janë lënduar dy persona një bashkëudhëtare në “golf” dhe një bashkëudhëtar i “mercedesit”. Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar për mjekim shtëpie, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, përçarje dhe akuza në zyrën e avokatit të popullit27 August 2020
Grubi: Pas 20 viteve zbulohet dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit 9 August 2021
Mbi 200 milionë raste të infektuara me COVID-19 në botë 5 August 2021