Sport
26 August 2020
Tashmë nuk ka më dyshime, publikohet letra e Messit ku kërkon largimin nga Barcelona (Foto)

Lionel Messi ka paraqitur kërkesë për largim nga Barcelona.

Lionel Messi është bërë kryelajm në botë me kërkesën për largim nga Barcelona.

Sulmuesi argjentinas raportohet se ka paraqitur një faks me të cilin kërkon ndarjen nga gjiganti katalan.

“TyC Sports” ka publikuar atë që besohet të jetë faksi i Messit i paraqitur tek klubi nga Camp Nou, transmeton lajmi.net.

Data e dërgimit të tij është 25 gusht, dita kur u publikua lajmi se Messi ka kërkuar ndarjen nga Barcelona.

Faksi i plotë i Messit:

“Përmes kësaj letre, unë, Lionel Andrés Messi Cuccitini, me DNI XXXXX, kërkoj që të ndërpritet kontrata e marrëdhënies së punës që aktualisht kam në klubin tuaj të shquar, bazuar në klauzolën numër 24 që më lejon të shfrytëzoj atë fuqi”.

“Vlerësoj të gjitha mundësitë për rritjen personale dhe përgatitjen profesionale që më janë ofruar gjatë kohës që kam punuar”.

“Mësime që më lejuan të konsolidoj profilin tim teknik dhe njerëzor; por për arsye personale, këtë vendim të vështirë shpresoj se do ta marrë bordi drejtues në mënyrën më të mirë. Sinqerisht i juaji”, shkruhet aty.



Të ndryshme
Më shumë
BE sot pritet të vendos kufizime për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën30 August 2021
Shqiptare? te? Maqedonise? se? Veriut, bashkohuni te? ne?nshkruani ngadhe?njimin 4 July 2020
Maqedonia e Veriut/ Ndërron jetë 18-vjeçarja shtatzënë e prekur nga COVID10 September 2021